Pjesëmarrje e ulët në testimin masiv në Austri, sipas ekspertëve ul nivelin e infeksioneve të reja
Gjithnjë e më shumë vende evropiane tani po zgjedhin testimet masive si një mënyrë për të luftuar pandeminë , të tilla si Austria ku pjesëmarrja në testet vullnetare ishte mjaft e ulët, në disa rajone vetëm një e treta e popullsisë u testua. Një nga arsyet mund të jenë problemet e shumta teknologjike me regjistrimin online.
“Duhet të provoja për disa orë përpara se të kisha mundësi të regjistrohesha online për testimin”, shprehet një grua.
Megjithatë, testet masive në mbarë vendin, të planifikuara para Krishtlindjeve, kanë për qëllim të parandalojnë një rritje të rasteve të reja me covid-19 gjatë pushimeve, të paktën është ky plani i Ministrit të Shëndetësisë
“Qëllimi është të gjurmojmë ata qytetarë që nuk e dinë se janë të infektuar, ata që nuk kanë simptoma”, ka deklaruar Rudolf Anschober, ministër i Shëndetësisë.
Sidoqoftë, testet e shpejta janë të prirur edhe të gabojnë, Rezultatet pozitive rishikohen me metodën PCR.
Pak javë përpara Austrisë, Sllovakia kreu testime masive në të gjithë vendin. Por Bratislava papritmas anuloi raundin e tretë të testimit, e cila ishte një surprizë e madhe. Sipas Shoqatës Mjekësore të Austrisë, testimi masiv është megjithatë një masë e rëndësishme.
“Në Sllovaki, testimi masiv funksionoi shumë mirë ne dy raundet e para dhe mendoj se testimi i tretë u shty për shkak të konflikteve politike”, thotë Thomas Szekeres, president i shoqatës mjekësore në Austri.
Ndikuan jo vetëm konfliktet por edhe pasiguria. Sipas ekspertit është e paqartë nëse bllokimi apo testimi masiv uli numrin e infeksioneve në Sllovaki
“Testimi masiv nuk është me të vërtetë gjëja e parë që do të propozonin shkencëtarët. Pse? Sepse nuk është shumë e fokusuar. Çështja me një masë e tillë qëndron këtu: cilat pjesë të popullsisë do të marrin pjesë? Dhe kjo është sikur të peshkosh në errësirë”, shprehet Niki Popper, studiues dhe këshilltar i qeverisë.
Sidoqoftë, të gjithë ekspertët bien dakord për një gjë: në mënyrë që testimi masiv të jetë efektiv, duhet të përsëritet. Në Austri, ka plane për të testuar edhe një herë popullsinë në fillim të janarit
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta