Pjesëmarrje e ulët në zgjedhjet rajonale në Francë
Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen nuk arritën të bindin votuesit në zgjedhjet rajonale, të cilat u karakterizuan nga një pjesëmarrje e ulët.
Qytetarët francezë duket se kanë zgjedhur të shijojnë kohën e mirë sesa të shkojnë të votojnë.
Pjesëmarrja ishte një nga më të ulëtat në zgjedhjet franceze në histori, me vetëm 26.7%, nga 43% në vitin 2015 dhe 39.3% në vitin 2010. Sondazhet parashikuan një normë abstenimi prej 68%.
Votimi i së dielës po konsiderohet si një parathënie e zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm, ku Macron dhe Le Pen pritet që të luftojnë në raundin e dytë.
Votuesit zgjedhin këshilltarë për 13 rajonet e Francës, si dhe për 96 departamente. Partitë që fituan më shumë se 10% të votave në raundin e parë mund të kalojnë në balotazhin vendimtar më 27 qershor.
Kampi i Macron e ka përshkruar abstenimin rekord, si një “shuplakë demokratike”.
Ndërsa, udhëheqësja e ekstremit të djathtë u bëri thirrje votuesve të shkojnë në votime për raundin e dytë që do të mbahet dielën që vjen.
Njerëzit që shkuan në votime thanë se rritja e mundshme e ekstremit të djathtë duhet të kundërshtohet.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta