Plagosja e Salman Rushdie, SHBA akuzojnë Iranin për nxitje të dhunës
Plagosja e Salman Rushdie, SHBA akuzojnë Iranin për nxitje të dhunësNë arenën ndërkombëtare ka marrë jetë vala e akuzave lidhur me plagosjen e shkrimtarit Salman Rushdie, në një event letrar në Nju Jork.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka akuzuar direkt Iranin se ka frymëzuar agresionin ndaj shkrimtarit indiano-britanik.
“Institucionet iraniane, për vite me radhë kanë nxitur dhunën ndaj shkrimtarit dhe mediat shtetërore këto ditë i kanë bërë jehonë atentatit në dëm të tij”, ka deklaruar Blinken.
Sipas një komunikate të Departamentit të Shtetit, shefi i diplomacisë amerikane i ka cilësuar këto veprime të Teheranit si “të neveritshme”.
Por nga ana e saj, Republika Islamike ka mohuar kategorikisht çdo lidhje me atentatorin e Rushdie dhe për sulmin ka fajësuar vetë shkrimtarin.
Të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanaani, në reagimin e parë zyrtar lidhur me ngjarjen, ka theksuar se, askush nuk ka të drejtë të akuzojë Teheranin”.
“Për këtë sulm, ne nuk shohim përgjegjës tjetër përveç se vetë Salman Rushdie dhe mbështetësit e tij”, ka thënë zëdhënësi.
Ai ka shtuar se liria e shprehjes nuk i justifikon fyerjet që shkrimtari i ka bërë sipas tij fesë islame.
Më herët një nga mediat shtetërore iraniane, duke raportuar lajmin mbi plagosjen e Rushdie dhe duke u ndalur tek informacioni se ai mund të humbasë njërin sy, deklaroi se “një nga sytë e Djallit tashmë është verbuar”.
LEXONI GJITHASHTU:
Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë