Plaku dhe zogu, miqësia e pazakontë mes një burri dhe një pëllumbi

21 Qershor 2021 | 16:49

Sa herë që 80-vjeçari Xavier Bouget del shëtitje me biçikletë, punon në dyqanin e tij, ujit lulishten e shtëpisë, apo ulet për të ngrënë një biskotë, ai është në shoqërinë e një miku të veçantë, një pëllumbi femër, të quajtur Blanchon.

Z. Bouget, një pensionist nga rajoni veri-perëndimor francez Britte, u miqësua me zogun kur ishte ende i vogël dhe tani shpendi e ndjek atë kudo, duke iu ulur në shpatull, apo duke ecur përkrah tij.

“Pyetja që më bëjnë shpesh lidhur me marrëdhënien time me Blanchon është: cila është ndjesia që iu bën të rrini së bashku? Nuk e di, nuk jam psikolog dhe nuk e di nëse është një ndjenjë, por në çdo rast është një dëshirë të jemi së bashku sepse ndihemi mirë”, u shpreh Xavier Bouget.

Dyshja u takua për herë të parë kur z. Bouget ishte në afërsi të shtëpisë së tij dhe pa një pëllumb të vogël është kishte rënë në tokë, në përpjekje për t’i shpëtuar një maceje. Më vonë z. Bouget ia përmendi rastin bashkëshortes së tij dhe kjo e fundit e pyeti: përse nuk e more zogun me vete? Kështu, ai u detyrua të kthehej.

“Po ecja rrugës kur pash një pëllumb të vogël, thuajse pa pupla, në tokë, teksa përpiqej t’u shpëtonte maceve. U ktheva në shtëpi duke menduar, ‘një tjetër qenie që do të ketë një ditë të keqe’. Ia tregova bashkëshortes dhe ajo më pyeti, përse nuk e more? Kështu, dola sërish dhe u ktheva në shtëpi me Blanchon në xhep”, tha z. Bouget.

Xavier Bouget thotë se shpesh herë pyetet nga njerëzit se si ka arritur të stërvisë zogun, por ai përgjigjet se nuk ka asnjë truk, thjesht respekt reciprok.

LEXONI GJITHASHTU:

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026