Plani i fundit i BE-së për të sanksionuar Rusinë

6 Prill 2022 | 10:45

Ambasadorët e Bashkimit Evropian takohen sot për të vendosur nëse do të ndërmarrin sanksione të reja ndaj Rusisë, raporton BBC.

Thirrjet e Perëndimit për masa të reja për të dëmtuar ekonominë ruse janë intensifikuar pas akuzave për krime lufte në Ukrainë. Moska mohon se forcat e saj kanë kryer mizori.

Dje, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen paraqiti një listë propozimesh, ku përfshihen:

Ndalimi i importeve të qymyrit rus në të gjitha vendet e BE, vlera e të cilave shkon në 4 miliardë dollarë në vit.

Ndalim për anijet ruse që hyjnë në portet e BE-së (me disa përjashtime) dhe për operatorët rusë të transportit rrugor.

Ndalimi i eksporteve nga BE të disa teknologjive dhe makinerive dhe importet e alkoolit, ushqimeve të detit dhe drurit rus.

Një kufizim parashikohet edhe për kompanitë ruse që konkurrojnë për kontrata në të gjithë BE-në.

BE po punonte gjithashtu për sanksione të tjera duke përfshirë importet e naftës ruse, tha Von der Leyen.

Ndalimet e karburantit rus deri tani kanë përçarë vendet e BE, përfshirë Gjermaninë që varen shumë nga Rusia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026