Plani ‘Qyteti 30’, në rrugët e Schaerbeek shpejtësia maksimale e lejuar është 30km/orë
Nga 1 janari 2021, plani “Qyteti 30” do të zbatohet në rrugët e Schaerbeek, çka do të thotë se shpejtësia maksimale e lejuar në rajonin e Brukselit do të jetë 30 km/orë, me disa përjashtime për të ashtuquajturat akse strukturuese. Qytetarët janë të ndarë në mendime sa i përket këtij plani.
“Është më mirë sepse makinat do të lëvizin më ngadalë, e po ashtu është diçka pozitive për sigurinë e fëmijëve”, thotë një qytetare.
“Jam dakord që të funksionojë para shkollave, por në vendet e tjera me duket e tepërt”, shprehet një qytetar,
Kryebashkiakja e Schaerbeek shprehet se siguria në rrugë mbetet një sfidë e rëndësishme.
“Ka ende njerëz të pabindur që nuk duan të kuptojnë se siguria rrugore është një sfidë shumë e rëndësishme. Kjo masë ka pasur efekt jo vetëm në uljen e numrit të aksidenteve, për dy vjet ne nuk kemi pasur asnjë aksident të rëndë, dhe tani ka edhe disa zona më të qeta”, thotë Cécile Jodogne, kryebashkiakja e Schaerbeek.
Që nga viti 2018, zona e Schaerbeek ka testuar kufirin e shpejtësisë prej 30 km në të gjitha rrugët e saj. Lidhur me aksidentet, sipas policisë belge, ka një rënie prej 12 % vetëm për periudhën 2019/2020.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta