Plazhet e Portugalisë humbin rërë për shkak të stuhive të forta, autoritetet ndërhyjnë
Stuhi të forta që goditën Portugali në fillim të vitit shkaktuan dëme të mëdha. Shumica e plazheve humbën shumë rërë, ndërsa disa pjesë të bregut u tërhoqën deri në 20 metra. Në plazhin São João da Caparica, bregu u tërhoq deri 14 metra brenda pak javësh.
Kryetarja e komunës së Almada, Inês de Mede-iros, thotë se mbrojtja natyrore ka qenë vendimtare dhe tani autoritetet po presin që Agjencia Portugale e Mjedisit të fillojë shtimin e rërës që nga muaji prill. Ky proces është shumë i rëndësishëm për të mbrojtur jo vetëm plazhet, por edhe zonat urbane përreth. Përveç shtimit të rërës, planifikohen edhe rindërtimi i rrugëve, forcimi I mureve mbrojtëse dhe stabilizimi i shkëmbinjve.
Ekspertët shpjegojnë se zhvendosja e plazheve nuk është një problem i ri dhe nuk vjen vetëm nga stuhitë. Kjo ndodh çdo vit gjatë dimrit, por ndikojnë edhe ndërtimet dhe digat që njerëzit kanë bërë.
Për shkak të këtyre faktorëve, rëra në plazhe nuk rikuperohet mjaftueshëm vetë dhe shtimi i saj nga njerëzit është i nevojshëm. Megjithatë, kjo është vetëm një zgjidhje e përkohshme dhe plazhet mund të mbrohen në mënyrë të qëndrueshme vetëm me planifikim të kujdesshëm dhe masa mbrojtëse që parandalojnë rrezikun për njerëzit dhe ndërtesat.
Agjencia Portugale e Mjedisit ka planifikuar një investim total prej 111 milionë eurosh për të forcuar bregdetin dhe për të rikthyer sigurinë në plazhe. Ky plan përfshin rikonstruktimin e rrugëve të aksesit, forcimin e mureve mbrojtëse, stabilizimin e shkëmbinjve dhe shtimin e rërës artificiale.
Sipas ekspertëve, nuk ka një zgjidhje që funksionon për të gjitha vendet, sepse çdo bregdet ka kushte të ndryshme gjeografike, ekonomike dhe shoqërore. Çdo masë duhet të adaptohet sipas situatës lokale, duke mbrojtur komunitetet dhe duke garantuar që plazhet dhe zonat urbane të jenë të sigurta edhe për brezat e ardhshëm.
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet