Policia australiane nis hetimet për letrat kërcënuese ndaj xhamisë Lakemba
Policia australiane njoftoi të enjten se ka nisur një hetim për një letër tjetër kërcënuese të marrë nga xhamia më e madhe myslimane e vendit. Ky është incidenti i tretë i tillë përpara muajit të agjërimit mysliman të Ramazanit në Xhaminë Lakemba.
Letra, e cila u prit nga xhamia në Sydneyn perëndimor të mërkurën përmbante një vizatim të një derri dhe kërcënime për të vrarë racën myslimane.
Policia tha se letra iu nënshtrua ekzaminimit mjeko-ligjor, ndërsa theksoi se patrullimet në vendet fetare, si dhe në vendet e ngjarjeve të komunitetit, do të vazhdojnë.
Kërcënimi i ri vjen disa javë pas një letre të ngjashme drejtuar të njëjtës xhami, e cila përshkruante myslimanët brenda një vendi adhurimi që digjej.
Ndërkohë, autoritetet kanë arrestuar dhe akuzuar një burrë 70-vjeçar në lidhje me një letër të tretë kërcënuese të dërguar stafit të xhamisë në janar. Rreth 5,000 njerëz pritet të frekuentojnë xhaminë çdo natë gjatë Ramazanit. Më shumë se 60% e banorëve në zonën Lakemba të Sydneyt identifikohen si myslimanë, sipas Byrosë Australiane të Statistikave.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta