Policia vret 4 të dyshuarit për vrasjen e presidentit të Haitit
Policia e Haitit vrau katër të dyshuar dhe arrestoi dy të tjerë disa orë pasi ndodhi vrasja e presidentit Jovenel Moise në rezidencën e tij private.
Pas sulmit të mërkurën, në të cilën gruaja e presidentit Moise u plagos, kryeministri i përkohshëm Claude Joseph shpalli gjendjen e shtetrrethimit.
“Në përputhje me nenin 149 të Kushtetutës, unë sapo kam kryesuar një këshill të jashtëzakonshëm të ministrave dhe ne kemi vendosur të shpallim një gjendje rrethimi në të gjithë vendin,” tha Joseph gjatë një fjalimi të transmetuar në mediat sociale.
Gjatë muajve të fundit, liderët e partive opozitare kërkuan dorëheqjen e presidentit me pretendimin se mandati i tij kishte përfunduar në shkurt, ndërkohë që vendi pritet të shkojë në zgjedhje parlamentare brenda këtij viti.
Vrasja e presidentit erdhi në mesin e një krize të thelluar politike dhe ekonomike si dhe shtimit të dhunës për shkak të përplasjeve midis bandave rivale.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta