Policja tradhtoi burrin me 4 kolegë, ai do të shpëtojë martesën

19 Janar 2023 | 08:32

26 vjeçarja Maegan Hall, u shkarkua nga detyra me policinë e La Vergne, Tennessee, SHBA, pas marrëdhënieve seksuale me të paktën katër kolegë policë në orarin dhe vendin e punës, teksa pretendonte se ishte një “martesë të hapur”.

Bashkëshorti i saj 28 vjeçari Jedidiah Hall, roje parku natyror dhe bir pastori, thotë se kërkon të shpëtojë martesën e tij megjithatë zbulimet për skandalin e tradhtive të shumëfishta të gruas së tij.

Historitë seksuale në vendin e punës me kolegët sollën jo vetëm shkarkimin e protagonistes “tradhtare”, por dhe të partnerëve të saj seksuale si rreshteri Lewis Powell, oficeri Juan Lugo, rreshteri Ty McGowan dhe detektivit Seneca Shields, pas hetimit të brendshëm të policisw.

A mund ta shpëtojë tradhtia një marrëdhënie?

A mundet që tradhtia ndaj partnerit të gjenerojë një emocion mjaft të fortë aq sa për të rindezur interesin dhe pasionin në marrëdhënie? Është një pyetje që bëhet gjithnjë e më shpesh. Terapistja e marrëdhënieve me famë botërore, Esther Perel, bëri thirrje për një qasje më të hapur ndaj tradhtisë në librin e saj “The State of Affairs: Rethinking Infidelity”.

Sipas saj, do të duhej t’i kushtohej më shumë vëmendje arsyeve të dëshirës për të tradhtuar.

Perel tha më tej se edhe “njerëzit e lumtur mashtrojnë”. Është, padyshim, një tezë revolucionare që bie ndesh me gjithçka që na kanë mësuar për dashurinë. Megjithatë, ajo mbështetet nga shumë specialistë të tjerë të marrëdhënieve. Siç tha konsulentja i Relate, Holly Roberts, “Tradhtia është një fjalë kaq e ngarkuar saqë shpesh mund të polarizojë opinionet tona në një mënyrë që nuk lejon vlerësimin e duhur të të gjitha nuancave”.

Ajo shtoi: “Njerëzit ndonjëherë tradhtojnë kur mendojnë se diçka mungon tek vetja e tyre ose tek marrëdhënia. Ata mund të jenë në kërkim të një nevoje emocionale që nuk janë në gjendje ta përmbushin vetë. Tradhtia mund t’i lejojë një personi të kënaqë këtë nevojë emocionale, gjë që mund t’i ndihmojë ata të ndihen të përmbushur dhe kështu t’i bëjnë ata më të lumtur në përgjithësi.”

Psikologia e marrëdhënieve Madeleine Mason Roantree gjithashtu thekson të njëjtën gjë. “Mund të ketë disa raste kur besnikëria në një marrëdhënie nuk është e dobishme”, shpjegon ajo. “Për këto lloj çiftesh prioritetet janë të ndryshme. Ata mund të vlerësojnë aspektin e përkushtimit të marrëdhënies – aspektin strukturor dhe funksional të një martese, për shembull – më shumë sesa besnikërinë emocionale”, tha Roantree.

“Në shumicën e marrëdhënieve romantike ekziston pritshmëria e monogamisë. Kur kjo pritshmëri shkelet, ka një ndjenjë humbjeje dhe refuzimi që minon besimin midis partnerëve, duke çuar në prishjen e marrëdhënies. Ndoshta, pra, sekreti i një marrëdhënieje pozitive është aftësia për të ndryshuar këndvështrimin për marrëdhënien në çift. Mund të jetë e vështirë për partnerët tanë të jenë gjithçka që duam të jenë: një mik më i mirë, një dashnor, një shok loje, përkujdesësi ynë. Ndonjëherë të kesh partnerë të tjerë mund të jetë një mënyrë për të përmbushur këto nevoja”, tha Roberts.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026

Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve

Komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës, Mark Rowley, ka njoftuar planet për rritjen e përdorimit të dronëve dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës në të...
19:34 | 24/06/2026