Eksperti rrugor tregon si janë përplasur 5 mjete në autostradë, shkak ambulanca
Eksperti i sigurisë rrugore, Mamir Hodo thotë se nuk respektohet distanca e sigurisë ndërmjet automjeteve, veçanërisht në autostrada.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Hodo tregoi një rast, ku për shkak të mos ruajtjes së distancës, në autostradë u përplasen 5 mjete, përfshirë edhe një ambulancë.
“Më thënë të drejtën, në aktet e ekspertimit autoteknik që kemi bërë, në shumë aksidente na ka ndodhur për arsye të mos ruajtjes së distancës së sigurisë. Nëse do të marr një shembull, që është, po themi se po qarkullojmë me 100 km/h, këtë distancë do ta pjesëtojmë me 10 dhe do ta ngremë në katror. Me mjetin që je para, duhet të jesh 100 metra larg.
Nëse mjeti nuk mban distancën e përcaktuar me mjetin pararendës, veçanërisht kjo ndodh në autostrada. Na kanë rastisur deri në 5 mjete. Midis tyre edhe ambulanca e ndërhyrjes së shpejtë. Është bërë subjekt i kësaj problematike, ambulanca. Ambulanca ka goditur dhe pastaj mjetet e tjera kanë goditur ambulancën”, theksoi ai.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit