Politika e jashtme e Biden, marrëdhënia e presidentit të ardhshëm me botën
Pas fitores së shtetit të Pensilvanisë, Joe Biden është shpallur si politikani që do të ketë postin e presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara Të Amerikës.
Kjo situatë do të ketë padyshim edhe një ndryshim të politikës së jashtme që Biden mendohet të ndjekë për katër vitet e ardhshme.
Një nga politikat e para që Joe Biden ka premtuar është rikrijimi i aleancës me Marrëdhënien Klimatike të Parisit, pasi Donald Trump u shkëput zyrtarisht gjatë ditëve të numërimit të votave.
Një nga projektet që ai ka premtuar është shpenzimi i 1.7 trilion euro për trajtimin e krizës klimatike dhe për të arritur reduktimin e emetimeve të karbonit deri në vitin 2050.
Nëse Donald Trump gjatë katër viteve të presidencës së tij vendosi 25% taksë për transportin e mallrave me vendet europiane, Joe Biden mendohet se do të heqë këto taksa.
Gjithashtu, fitorja e kandidatit demokrat do të thotë se në vitet në vazhdim do të shohim një këndvështrim të kundërt nga ai i Donald Trump për çështjen e Breksit. Ai ka premtuar se do të nxisë Britaninë të respektojë marrëveshjet e tregtisë dhe paqes me Irlandën e Veriut.
Një nga politikat e jashtme që Biden mendohet të ndryshojë është edhe raporti me Korenë e Veriut. Presidenti i ardhshëm ka kërkuar që përpara se të takohet me liderin Kim Jong-Un, vendi komunist të japë dorëheqjen nga programi i armëve bërthamore. Kjo pritet të shkaktojë përsëri tensione mes dy vendeve.
Pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme nga Trump, Joe Biden ka premtuar se do të vazhdojë të ndjekë politikat e paraardhësit të tij, pra do të vazhdojë të krijojë marrëdhënieve paqësore me vendet e Lindjes së Mesme.
Lexoni gjithashtu:
Joe Biden zgjidhet Presidenti i Shteteve të Bashkura
Biden po “nxitohet të paraqitet si president” thotë Trump pas shpalljes së rezultatit
Cilat janë qëndrimet e Joe Biden mbi çështjet kyçe?
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta