Politikanët kokat e krimit, El Chapo thyen heshtjen: Jam trofe i presidentit të SHBA

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pesë vjet pasi u ekstradua në Shtetet e Bashkuara, baroni meksikan i drogës Joaquin “El Chapo” Guzman e ka drejtuar gishtin tek ata që, sipas tij, janë kokat e vërteta të narkotrafikut në aksin SHBA-Meksikë.

Përmes avokates Mariel Colon, një nga njerëzit e pakët që i lejohet kontakti me ish-liderin e kartelit Sinaloa, Guzman ka thënë se: “Që trafiku i drogës të ndalojë, autoritetet duhet të shkojnë pas politikanëve në të dyja anët e kufirit.”

“Prej vitesh, autoritetet i kanë arrestuar të dyshuarit si liderë të trafiqeve, por kjo nuk ka shërbyer për asgjë. Por nëse shkoni pas politikanëve që narkotrafikun e lejojnë, atëherë gjërat ndryshojnë”, ka deklaruar Colon për “Business Insider”.

- Advertisement -

Sipas saj, “Kjo është ajo çka “El Chapo” e ka thënë më parë dhe çka ai mendon”.

Përfaqësuesja ligjore e atij që konsiderohej trafikanti më i madh në botë, ka shtuar se Guzman është i vetëdijshëm se ai mund të jetë një instrument politik për qeverinë amerikane dhe atë meksikane.

“Çdo president i ri amerikan ka trofenë e tij. Me Trump ishte Chapo. Edhe Biden e ka gati trofenë e tij. Ka qenë gjithnjë çështje politike”, ka shtuar avokatja.

Në 2019-n, Guzman, aktualisht 65 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm për akuza të shumëfishta të lidhura me trafikun e drogës.

Që atëherë, ai mbahet në regjim izolimi në burgun “Florence”, një kompleks i sigurisë së lartë në Kolorado, i konsideruar ndër më të sigurtit në Shtetet e Bashkuara.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Kombëtarja e të amputuarve përgatitet për Ligën e Kombeve, flet kapiteni Çela

Përgatitjet në kuadër të Ligës së Kombeve kanë vijuar nga kombëtarja shqiptare e të amputuarve, e cila ka nisur grumbullimin në kryeqytet. Në fundjavë...

Përplasjet ne veri të Kosovës, kryetari i Preshevës: Jam i stresuar dhe i mërzitur

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi tha në një intervistë për Euronews Albania se është i stresuar dhe i mërzitur për atë që...

Biznesi francez në Shqipëri rrit investimet, 433 kompani aktive në Shqipëri

Prezenca e investimeve franceze në vendin tonë ka patur një trend rritës përgjatë viteve 2018-2022. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund...

TË FUNDIT

“Keq e ka Vuçiç”, Hila analizon çfarë po ndodh në Veri: Fitore në terren për Kosovën

Analisti Dritan Hila tha në një intervistë për Euronews Albania se ngjarja e rëndë e ndodhur 1 ditë më parë në Kosovës me vrasjen...

Kremlini nuk e dënon vrasjen e policit të Kosovës: Po vëzhgojmë nga afër “Veriun”

Kremlini ka thënë të hënën se është duke e vëzhguar nga afër gjendjen në veri të Kosovës, por nuk e dënoi sulmin vdekjeprurës të...

Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×