Polonia kundër imigrantëve ilegalë, trazira në kufirin me Bjellorusinë

15 Tetor 2021 | 14:00

Vështirësohet situata për imigrantët ilegalë që përpiqen të mbërrijnë në shtetet e BE-së përmes kufirit midis Polonisë dhe Bjellorusisë .

Parlamenti polak miratoi ligjin i cili lejon rojet që të dëbojnë menjëherë imigrantët që kalojnë kufirin ilegalisht. Rojet kufitare gjithashtu do të kenë fuqi të refuzojnë kërkesat për azil ndërkombëtar.

Ndryshimi ligjor duhet të marrë aprovimin e presidentit Andrej Duda, një aleat i qeverisë.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut thonë se ligji synon të legjitimojë kthimin e imigrantëve përtej kufijve të Polonisë, në kundërshtim me angazhimet e vendit me ligjin ndërkombëtar.

Sipas këtij ligji, kujtdo që kërkon mbrojtje ndërkombëtare duhet t’i jepet qasje në procesin e azilit, edhe nëse e ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Polonia, Lituania dhe Letonia kanë raportuar rritje të imigrantëve nga Afganistani dhe Iraku që përpiqen të kalojnë kufijtë e tyre nga Bjellorusia.

Bashkimi Evropian dhe Varshava thonë se presidenti bjellorus Lukashenko po përpiqet të destabilizojë shtetet fqinje si një formë hakmarrjeje kundër sanksioneve

Grupet e të drejtave kanë kritikuar qeverinë nacionaliste të Polonisë për mënyrën e trajtimit të imigrantëve në kufi. Gjashtë persona janë gjetur të vdekur pranë kufirit që nga nisja e vërshimit të  refugjatëve.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026