Polonia përgatit ligjin për “gjendjen para luftës”

17 Korrik 2026 | 19:42

Polonia po përgatit një status të ri ligjor, të quajtur “gjendja e gatishmërisë së plotë për luftë”, i cili do t’i mundësojë autoriteteve të reagojnë ndaj kërcënimeve të sigurisë edhe përpara shpalljes zyrtare të gjendjes së luftës.

Lajmi u bë i ditur nga Maciej Samsonowicz, këshilltar i ministrit polak të Mbrojtjes, i cili tha se projektligji synon të mbushë boshllëkun ligjor mes kohës së paqes dhe fillimit të një konflikti të armatosur.

“Po punojmë edhe për këtë. Nuk dua të hyj në detaje. Në projekt quhet ‘gjendja e gatishmërisë së plotë luftarake’”, tha Samsonowicz.

Sipas tij, kuadri aktual ligjor i Polonisë mund të mos jetë i mjaftueshëm në rast se lufta afrohet pranë kufijve të vendit, por ende nuk janë përmbushur kushtet për shpalljen zyrtare të gjendjes së jashtëzakonshme.

Projektligji do t’i lejojë qeverisë të nisë më herët dislokimin e trupave, përgatitjen e infrastrukturës strategjike dhe pritjen e forcave aleate të NATO-s, pa pritur shpalljen e gjendjes së luftës.

Paralelisht, Ministria polake e Mbrojtjes po harton një projektligj të veçantë për investimet strategjike dhe lehtësimin e lëvizjes së forcave ushtarake. Në rast të përkeqësimit të situatës së sigurisë, ushtria do të marrë kompetenca shtesë për koordinimin e kolonave ushtarake edhe përpara shpërthimit të luftimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)

Një civil u vra dhe një oficer policie u plagos pas të shtënave me armë në qytetin verior danez, Norresundby. Personi i armatosur u plagos...
19:25 | 17/07/2026

Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç

Qeveria britanike ka njoftuar se fëmijëve nën 16 vjeç do t’u ndalohet blerja e pijeve energjike me përmbajtje të lartë kafeine në Angli që nga...
19:18 | 17/07/2026

Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët

Presidenti francez Emmanuel Macron u ka bërë thirrje qytetarëve të Francës që të mos u besojnë parashikimeve të sondazheve që nxjerrin Marine Le Pen si...
18:05 | 17/07/2026