Polonia po ndërton një mur në kufirin me Kaliningradin
Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak lëshoi një urdhër për ndërtimin e një pengese të përkohshme përgjatë kufirit me enklavën territoriale ruse të Oblastit të Kaliningradit.
Masa vjen pas dyshimeve të Varshavës se Rusia planifikon të lehtësojë kalimet e paligjshme të kufirit për emigrantët aziatikë dhe afrikanë, raporton Reuters.
Blaszczak deklaroi se ndërtimi i barrierës është i nevojshëm në mënyrë që Polonia të “ndihet e sigurt”.
Ai shtoi se barriera do të përfshijë të gjithë kufirin prej 210 kilometrash dhe se punimet e ndërtimit do të fillojnë sot.
Në qershor, Polonia përfundoi ndërtimin e një muri çeliku në kufirin me Bjellorusinë.
Ai kufi ishte skena e krizës së emigrantëve vitin e kaluar, kur një numër i madh njerëzish hynë ilegalisht në Poloni nga territori i Bjellorusisë.
Udhëheqësit polakë dhe të tjerë të BE-së akuzuan qeverinë bjelloruse për menaxhimin e migracionit në mënyrë që të krijojë kaos dhe ndarje brenda Bashkimit Evropian në hakmarrje për sanksionet perëndimore të vendosura ndaj tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta