Polonia sfidon ligjet e BE-së, gjykata shpall antikushtetuese disa nene të traktateve me unionin

8 Tetor 2021 | 09:39

Gjykata kushtetuese e Polonisë vendosi të shpallë antikushtetuese disa nene në traktatet me Bashkimin Evropian.

Një vendim që ka shkaktuar zemërim në Bruksel dhe pritet tensionojë më tej marrëdhëniet me Poloninë.

Gjykata Kushtetuese në Varshavë gjykoi se disa dispozita të traktateve të BE-së dhe disa vendime të gjykatave të unionit janë kundër ligjit më të lartë të Polonisë.

“Organet e Bashkimit Evropian veprojnë jashtë kufijve të kompetencave të dhëna nga Republika e Polonisë. Republika e Polonisë nuk mund të funksionojë si një shtet sovran dhe demokratik. Aplikimi i kryeministrit ka të bëjë me marrëdhënien midis dispozitave të traktatit dhe parësisë së kushtetutës polake dhe për këtë arsye ka të bëjë me sovranitetin polak”, u shpreh Julia Przylebsk, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

Gjyqtarët thanë se anëtarësimi i vendit në BE nuk u jep gjykatave të unionit autoritet të lartë ligjor dhe nuk do të thotë se Polonia e ka zhvendosur sovranitetin e saj në Bashkimin Europian.

Qeveria nacionaliste e Drejtësisë (PiS) është e përfshirë në një sërë mosmarrëveshjesh me BE-në për çështje që variojnë nga gjykatat, liria e medias e deri te të drejtat LGBT.

BE ka akuzuar qeverinë për politizimin e gjykatave të Polonisë, përfshirë Gjykatën Kushtetuese.

Duke reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë polake, komisioneri i drejtësisë i BE–së, Didier theksoi përparësinë e ligjit të unionit mbi të drejtën kombëtare dhe se priten të ndërmerren masa ndaj Varshavës.

Partitë kryesore në Parlamentin Evropian dënuan vendimin polak dhe i kërkuan Komisionit të ngrijë pagesat për vendin, i cili është përfituesi më i madh i fondeve të BE-së.

Kritikët kanë paralajmëruar se sfidimi i epërsisë së ligjit të BE-së jo vetëm që rrezikon të ardhmen afatgjatë të Polonisë në Bashkim, por edhe stabilitetin e vetë bllokut.

Partia qeverisëse thotë se nuk ka plane për një “Polexit”dhe mohon të ketë  ndikim në vendimet gjyqësore.

Opozita polake kritikoi vendimin e gjykatës së lartë duke nënvizuar se qeveria kishte bërë “një hap drejt Polexit”.

Çështja ishte ngritur në Gjykatën Kushtetuese nga kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.

Kjo është hera e parë në historinë e BE-së që një udhëheqës i një shteti anëtar vë në dyshim traktatet e BE-së.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026