Polonia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në dy provinca, shkak fluksi i emigrantëve nga Bjellorusia
Polonia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në dy provinca pranë kufirit të saj me Bjellorusinë, për shkak se ka pasur një fluks emigrantësh në kufi. Për këtë situatë Varshava fajëson Minskun.
Andrzej Duda mori vendimin të enjten, për dy provincat, Podlaskie dhe Lubelskie.
Por, organizata për të drejtat e njeriut “Amnesty International” denoncoi gjendjen e jashtëzakonshme duke thënë se mund të “përkeqësojë situatën tashmë të tmerrshme” për emigrantët e mbetur në kufi.
Organizata tha se ishin 32 afganë, përfshirë 4 gra, 27 burra dhe një vajzë 15-vjeçare, të cilët u përzunë nga Polonia dhe “janë mbajtur atje pa ushqim të përshtatshëm dhe ujë të pastër për më shumë se tre javë”.
Polonia është një nga shumë vendet e BE -së që ka akuzuar Bjellorusinë për dërgimin e emigrantëve përtej kufirit si pjesë e një “lufte hibride” në përgjigje të sanksioneve.
BE vendosi sanksione ndaj Bjellorusisë pas rizgjedhjes së diskutueshme të Lukashenkos në vitin 2020.
Polonia ka thënë se do të ndërtojë një gardh përgjatë kufirit, për të parandaluar hyrjen e emigrantëve edhe pse Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut u kërkoi vendeve të ndihmojnë emigrantët e bllokuar në kufijtë e tyre me Bjellorusinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta