Pomatet: Bimët hibride që mund të revolucionojnë bujqësinë

29 Korrik 2021 | 16:31

Edhe pse duket sikur janë shkëputur nga ndonjë film fantastiko-shkencor, bimët gjysmë patate gjysmë domate mund të ndihmojnë në plotësimin e kërkesës botërore për ushqim.

Pomatet –të rritura për herë të parë në Gjermani, mund të përmirësojnë efikasitetin e prodhimit të ushqimit pa ndikuar në cilësinë e të korrurave.

Edhe pse mund të duken shumë ndryshe nga njëra tjera, patatet dhe domatet i përkasin të njëjtës familje, ndaj edhe mund të rriten si e njëjta bimë ose në të njëjtin trup. Sipër tokës ato prodhojnë kokrra domatesh, ndërsa nëntokë, patate.

Kjo praktikë është përdorur nga kopshtarët që në lashtësi, ama bashkimi i këtyre dy zarzavateve me kërcell të butë është një zbulim tërësisht i ri.

Metodat e shartimit përdoren edhe për të krijuar pemë që njihen si “sallatë frutash”, ku fruta të të njëjtës familje mund të rritën në të njëjtin trung – për shembull pjeshkë, kajsi dhe kumbull në po të njëjtën pemë apo limon, mandarinë, portokall, qitro në një tjetër.

Këto bimë hibride mund t’i bëjnë të korrurat më efikase, duke maksimizuar prodhimin – një sasi më e madhe ushqimi mund të rritet në një hapësirë më të vogël, përfshi ballkonet apo çatitë.

Dobitë e këtyre teknikave të reja mund të jenë pozitive edhe për vende si Kenia, popullsia e të cilave po rritet me hapa galopante. Një rendiment më i lartë në prodhimin e ushqimit mund të ndihmojë probleme të lidhura me mungesën e ujit, thatësirat apo sëmundjet e ndryshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026