Pompeo në Greqi, apel Athinës dhe Ankarasë që të ulen në tryezën e bisedimeve
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i bëri thirrje Greqisë dhe Turqisë, aleate në NATO, që të nisin sa më parë bisedimet në lidhje me çështjen e kufijve detarë.
Athina dhe Ankaraja kanë rënë dakord për të rifilluar bisedimet mbi zonat e kontestuara detare në lindje të Mesdheut, pas javësh të tëra tensionesh, por nuk kanë njoftuar ende një datë për mbajtjen e tyre.
“Ne mbështesin fuqishëm dialogun mes aleatëve në NATO, Greqisë dhe Turqisë dhe i inkurajojmë ato që të rifillojnë diskutimet sa më shpejt të jetë e mundur. Fola me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg dy ditë më parë mbi progresin që është bërë në këtë drejtim dhe shpresojmë që dialogu të jetë serioz”, është shprehur Pomepo.
Deklaratën e tij, Pompeo e bëri në një konferencë shtypi me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, në bazën ushtarake Souda, në ishullin e Kretës. Nga ana e tij, Mitsotakis ka nënvizuar se bisedimet duhet të bazohen tek ligji ndërkombëtar.
“Ligji ndërkombëtar duhet të jetë busulla jonë. Sekretari Pompeo është i vetëdijshëm për gatishmërinë tonë për të zhvilluar bisedime, të cilat do të nisin së shpejti, paralelisht me procedurat teknike që po zhvillohen në kuadër të NATO-s. Jam optimist se koha për diplomaci është ajo e duhura”, thotë kryeministri Grek, Mitsotakis.
Tensionet mes Athinës dhe Ankarasë arritën kulmin muajin e kaluar kur pala turke dërgoi anijen “Oruç Reis” në ujërat e kontestuara, të shoqëruara nga luftanije, për të kryer kërkime për naftë dhe gaz.
Pak kohë më vonë, Turqia e tërhoqi anijen në mënyrë që t’i jepte një shans diplomacisë, përpara samitit të 1 dhe 2 tetorit të BE, që do të diskutojë vendosjen e mundshme të sanksioneve ndaj saj.
Lexoni gjithashtu:
“Një shans diplomacisë”, Erdogan: Ja pse e tërhoqëm anijen
Përplasje për detin, Rama e Bakoyannis replika për “ndërhyrjen” turke në vitin 2009
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta