Pompeo në Izrael. Sekretari i Shtetit në kolonitë hebraike, zemërohen palestinezët
Mike Pompeo u bë të enjten sekretari i parë amerikan i Shtetit që viziton Lartësitë Golan, duke përcjellë hapur mesazhin se ky territor tashmë i përket Izraelit. Por vizita zemëroi palestinezët, që e akuzuan atë se në këtë mënyrë po ndihmon shtetin hebre të forcoje kontrollin në territoret e pushtuara.
“Ky territor është pjesë e Izraelit. Më kujtohet se si gjatë kohës kur isha oficer në ushtrinë amerikane faktori ndërkombëtar ushtronte presion për t’ia kthyer këtë zonë Sirisë. Kjo kërkesë ishte në rend të ditës në sallonet e Evropës dhe institucioneve elitë të Amerikës. Por imagjinoni pak sikur ky territor të ishte në duart e Assad dhe rrezikun që do t’i kanosej Perëndimit dhe Izraelit”, deklaroi Pompeo.
Udhëtimi i Pompeos në kolonitë izraelite të Bregut Perëndimor erdhi në një kohë kur ky mund të jetë turi i tij i fundit si sekretar Shteti në Lindjen e Mesme, për shkak se administrata e Donald Trump ndodhet në muajt e fundit të presidencës.
Trump mbështeti hapur Izraelin në vitin 2019, kur njohu sovranitetin e këtij vendi në rrafshnaltën e Lartësive Golan, të marra nga Siria në luftën e vitit 1967 dhe më vonë të aneksuara, me një lëvizje që nuk u njoh kurrë nga Kombet e Bashkuara dhe shumica e komunitetit ndërkombëtar.
Vitin e kaluar, Pompeo ndau Shtetet e Bashkuara nga politika historike e tyre, kur njoftoi se Amerika nën administratën Trump nuk i shihte më kolonitë e Izraelit si në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
Kjo deklaratë dhe vendime të tjera u pritën me zemërim nga palestinezët, që bojkotuan takimet në Shtëpinë e Bardhë për thuajse 3 vjet, duke e akuzuar Trump për politika pro-izraelite.
Palestinezët kanë bërë me dije se do të rivendosin marrëdhëniet normale me Uashingtonin sapo presidenti i zgjedhur Joe Biden të marrë detyrën.
Sidoqoftë, nuk dihet ende se sa nga vendimet e Trump për Lindjen e Mesme do të zhbëhen nga administrata e Biden.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta