Pompeo në Romë, paralajmëron Italinë për rrezikun nga Kina
Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo deklaroi të mërkurën nga Roma se ishte i shqetësuar për planet e Kinës për të zgjeruar influencën e saj ekonomike në Itali.
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë vazhdimisht thirrje Italisë, ku ndodhen baza të shumta ushtarake amerikane, të mos i thellojë marrëdhëniet me Pekinin.
Në konferencën për shtyp me ministrin e Jashtëm Luixhi Di Maio, Pompeo tha se Kinës nuk i intereson një marrëveshje e sinqertë tregtare.
Ai i bëri thirrje Romës zyrtare të marrë parasysh rreziqet që i kanosen sigurisë kombëtare dhe privatësisë së qytetarëve të saj nga kompanitë teknologjike të lidhura me qeverinë kineze.
Nga ana tjetër, shefi i diplomacisë italiane, Di Maio, deklaroi se Italia do të vijojë t’u përmbahet zotimeve në kuadër të partneritetit me Perëndimin dhe shtoi se i kupton shqetësimet e Shteteve të Bashkuara.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta