Porti i Vlorës me koncesion për 35 vjet, hapet tenderi me vlerë 23 mln euro

7 Janar 2021 | 15:41

Qeveria do të japë me koncesion edhe portin turistik të Vlorës. Tenderi është shpallur këtë javë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi kjo e fundit ka marrë një ofertë të pakërkuar nga një kompani, emri i së cilës nuk shfaqet në dokumentet e prokurimit.

Sipas procedurës për portin në fjalë është hapur garë deri në 26 shkurt, ku ftohen edhe operatorë të tjerë të shfaqin interesin, ndërsa vlera e këtij investimi sipas Ministrisë së Infrastrukturës nuk duhet të përllogaritet nga ofertuesit me e vogël se 23 milionë euro.

Koncesioni do të ketë jetëgjatësi 35 vite, dhe do të bëhet me financim 100% nga privati ndërsa, sipas dokumenteve, Marina Vlorë parashikohet të ndërtohet në portin aktual të këtij qyteti, dhe është pjesë e Master Planit të Lungomares në qytetin bregdetar.

Kriteret e menaxhimit përcaktojnë së ‘Marina Vlorë’ duhet të sigurojë një vendankorim të mbrojtur, të sigurt, funksional gjatë gjithë vitit për flotat moderne të jahteve dhe duhet të akomodojë minimalisht 400 anije.

Tenderi në fjalë rikthen edhe njëherë propozimet pakërkuara, të cilat janë kritikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe janë hequr për një sërë sektorësh, ndërsa për portet dhe aeroportet qeveria u angazhua 2 vjet më parë të mbeten, por të heqë bonusin që favorizon ofertuesit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026