Portugalia ndalon me ligj paragjykimet për dhurimin e gjakut nga personat LGBTI

9 Tetor 2021 | 08:35

Portugalia ka bërë një hap përpara në eliminimin e paragjykimeve ndaj personave LGBTI në programet e dhurimit të gjakut.

Parlamenti portugez miratoi të premten katër projektligje që përfshijnë rregullat për dhurimin e gjakut.

Ky veprim u bë në mes të raporteve se disa qytetarë nuk po lejohen të dhurojnë gjak për shkak të orientimit të tyre seksual.

Kushtetuta portugeze ndalon diskriminimin bazuar në orientimin seksual dhe paragjykimet në dhurimet e gjakut janë ndaluar në mënyrë specifike që nga viti 2010.

Por, disa punonjës shëndetësorë dyshohet se kanë refuzuar të pranojnë donatorë homoseksualë dhe biseksualë, duke pretenduar se sjellja e tyre seksuale i vë ata në një rrezik të shtuar për sëmundjet e transmetueshme.

Partia Socialiste qeverisëse e Portugalisë tha se kishte mbledhur të dhëna për diskriminim, veçanërisht nga burrat homoseksualë që shkuan për të dhuruar gjak në departamentet shëndetësore dhe  pavarësisht rregullave u tha se nuk mund ta kryenin këtë proces.

Ligji i ri që hyn në fuqi thotë se shërbimet shëndetësore “nuk mund të bëjnë dallim midis donatorëve në bazë të identitetit të tyre gjinor ose orientimit seksual”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026