“Pozitive, por po presim detajet”, Meloni reagon pas marrëveshjes tregtare BE–SHBA

28 Korrik 2025 | 10:07

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar pas marrëveshjes së re tregtare të arritur mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, e cila vendosi një nivel të unifikuar tarifash prej 15%, duke shmangur përshkallëzimin e një konflikti tregtar.

“E gjykoj pozitivisht që ka një marrëveshje”, tha Meloni, por nuk mund të vlerësoj meritat pa njohur detajet”.

Shefja e qeverisë italiane e cilësoi marrëveshjen si një rezultat të rëndësishëm të diplomacisë evropiane dhe theksoi se ajo është e qëndrueshme vetëm nëse përfshin heqjen e tarifave ekzistuese.

Në të njëjtën kohë, Meloni kërkoi garanci për sektorët italianë që mund të goditen nga marrëveshja dhe bëri të qartë se qeveria italiane është e gatshme të ofrojë mbështetje në nivel kombëtar, ndërsa pritet që edhe Bashkimi Evropian të ndërmarrë masa.

Në një deklaratë të përbashkët me zëvendëskryeministrat Antonio Tajani dhe Matteo Salvini, Meloni theksoi rëndësinë e metodës së ndjekur, duke shmangur “përplasjen ballë për ballë” dhe duke ruajtur dialogun si mjet parësor.

Në fokusin e Italisë mbetet mbrojtja e eksporteve “Made in Italy”, që përfshijnë produkte me vlerë të lartë simbolike dhe ekonomike si vera, djathi, produktet e luksit, dizajni dhe moda.

Për këto sektorë, të cilët nuk janë ende të qartë nëse do të përfshihen në listën e përjashtimeve me tarifa zero, Meloni ka shprehur synimin për të lobuar fuqishëm në tryezat evropiane.

Ndërkohë, tensioni në rritje është i ndjeshëm edhe në botën e sipërmarrjes italiane.

Shoqata Federvini ka shprehur “shqetësim të fortë” për pasojat e mundshme, ndërsa CNA dhe Legacoop Agrolimentare e kanë konsideruar marrëveshjen “të pakënaqshme” për sektorin agro-ushqimor.

Por pavarësisht përpjekjeve diplomatike, sfidat për eksportet italiane mbeten.

Një faktor i rëndësishëm është edhe kursi i këmbimit euro-dollar, që aktualisht favorizon monedhën evropiane.

Sipas ekonomistit Carlo Cottarelli, zhvlerësimi i dollarit kundrejt euros ka një ndikim negativ prej rreth 20% mbi konkurrueshmërinë e mallrave italiane në tregun amerikan.

Sipas stimulimeve të Qendrës së Studimeve të Confindustria, kombinimi i tarifave të reja me rënien e dollarit mund të shkaktojë një rënie të eksporteve italiane në SHBA deri në 22.6 miliardë euro në vitin 2024.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani përfshin Gazën në axhendën e paqes, zyrtarë: Teherani po punon për paqe në të gjitha frontet rajonale

Zyrtarë të lartë iranianë sinjalizuan të premten se Gaza Strip mund të zërë një rol më të rëndësishëm në përpjekjet rajonale për paqe dhe siguri,...
22:11 | 19/06/2026

Trump: Kuba dëshiron dialog me SHBA-në, Rubio është i angazhuar drejtpërdrejt në këtë proces

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se administrata e tij po mban një “qasje fleksibile” ndaj Kubës, duke pretenduar se Havana është e interesuar të...
22:07 | 19/06/2026

Tronditet Gjermania, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh

Një foshnjë tre-muajshe është gjetur e vdekur në Gjermani, më pak se 24 orë pasi u rrëmbye nga karroca jashtë shtëpisë së tij, në një...
21:20 | 19/06/2026