PPE: Zbatoni 5 qershorin, ndryshimet e njëanëshme janë kundër rekomandimeve të OSBE/ODIHR
Partia Popullore Europiane, grupimi më i madh politik që drejton sot BE ka dalë me një deklaratë në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, pas diskutimeve në Asamblenë Politike të PPE.
PPE thekson se zgjedhjet e lira dhe të ndershme të 2021 do të jenë parakusht për integrimin e Shqipërisë në BE.
Po ashtu bëhet thirrje për zbatimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor siç është rënë dakord mes palëve politike në “5 qershor”, pasi ndryshimet e njëanëshme, siç theksohet në rezolutë janë kundër rekomandimeve të OSBE/ODIHR.
“PPE mbështet plotësisht udhërrëfyesin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme si parakusht themelor. Reforma zgjedhore e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhet të zbatohet siç është rënë dakord. Ndryshimet e njëanëshme në këtë fazë, janë kundër rekomandimeve të OSBE/ODIHR si dhe kundër vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit. PPE nxit të hiqet dorë nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe të respektohet marrëveshja konsensuale sipas zotimeve”, thuhej në deklaratë.
Lexoni gjithashtu:
Ambasadori i BE-së, Soreca: Të respektohet marrëveshja e 5 qershorit
Reforma zgjedhore, Yuri Kim: Respektoni ‘5 qershorin’, është çështje nderi
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta