Presidenca e re e BE-së, Portugalia merr presidencën e Këshillit të Europës për 6 muajt e ardhshëm
Këtë të premte Portugalia mori presidencën e Këshillit të Europës, për 6 muajt e ardhshëm ku në fokus do të jetë rimëkëmbja ekonomike dhe përfundimi me sukses i fushatës së nisur të vaksinimit kundër COVID-19.
Këtë të premte Portugalia do të marrë presidencën e Këshillit të Europës, për herë të katërt që kur u bashkua në familjen europiane në vitin 1986. Strategjia e Bashkimit Europian është që të ecë drejt një ekonomie digjitale dhe të gjelbër, por rrugëtimi pritet të jetë i vështirë për shkak të ndodhive si Brexit apo pandemia e COVID-19.
Kryeministri portugez, Antonio Kosta do të delegojë një pjesë të përgjegjësisë te ministri i Jashtëm i Portugalisë, Augusto Santos Silva, i cili në një intervistë për Euronews u shpreh se dëshiron që Portugalia të lërë gjurmë gjatë mandatit të Presidencës të Këshillit të Europës.
[
cite_header=Në aspektin e marrëdhënieve të brendshme vlera e shtuar që ne sjellim do të jetë e fokusuar në një Europë sociale. Për sa i përket marrëdhënieve me jashtë ne do të rifillojmë bisedimet politike dhe ekonomike me Indinë dhe do t’i kushtojmë vëmendje të veçantë marrëdhënies tonë me kontinentin më të afërt që është Afrika.
cite_author=Augusto Santos Silva
cite_description=Ministër i Jashtëm i Portugalisë
]
Hera e fundit që Portugalia mori presidencën e Këshillit të Europës, u mbajt edhe një samit midis Europës dhe Afrikës në Lisbonë. Tani plani është që dy kontinentet të afrohen sërish me njëra tjetrën.
“Gjatë presidencës tonë me shumë mundësi do të finalizojmë edhe marrëveshjen Kotonou, një marrëveshje bashkëpunimi midis Bashkimit Europian dhe shteteve nga Karaibet, ato të Oqeanit Paqësor dhe Afrikën. Gjithashtu do të përgatitemi edhe për mbajtjen e samitit midis dy kontinenteve, Europës dhe Afrikës,” – u shpreh Kosta.
Pandemia ka prekur jetët e miliona shtetasve europianë dhe Portugalia do të duhet të sigurohet që fushata e nisur e vaksinimit të jetë e suksesshme. Megjithatë, sfida më e madhe është ajo e rimëkëmbjes së ekonomisë të shkatërruar nga COVID-19. Pas gjashtë muajsh të presidencës Gjermane, tani do të jetë radha e Antonio Kosta për të marrë frerët e të ardhmes europiane.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta