Presidencialet në Francë, Le Pen thirrje që NATO dhe Rusia të afrohen
Qytetarët francezë e kanë të qartë se cilin do votojnë në zgjedhjet presidenciale.
Shefi i Elizesë është shprehur se do të përqendrohet tek reforma Schengen, ku sipas tij Franca nuk largohet, por ka nevojë për përmirësim për të mbrojtur sa më mirë kufijtë e jashtëm.
Emmanuel Macron, president i Francës tha se duhet të mbrojnë më mirë kufijtë e Francës për shkak të emigracionit të paligjshëm me bashkëpunim të qeverive.
“Emigracioni që vjen në Francë arrin në tokën europiane përmes Spanjës, Italisë, Greqisë ose kufirit tonë lindor, ku e kam fjalën për emigracionin e paligjshëm. Pra, ne duhet t’i mbrojmë më mirë kufijtë tanë, me më shumë forcë të përbashkët dhe bashkëpunim midis qeverive. E dyta, është se duhet të përshpejtojmë proçedurat, ku armiku ynë është ngadalësia. Njerëzit që ndodhen në një situatë të paligjshme, që nuk do të kenë kurrë azil në vendin tonë, që nuk do të kenë letrat, kalojnë muaj, ndonjëherë vite, në tokën europiane do zgjasë shumë”, tha Macron.
Kandidatja presidenciale e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, paralajmëroi se është kundër dërgimit të armëve shtesë në Ukrainë duke bërë thirrje për një afrim midis NATO-s dhe Rusisë sapo të përfundojë lufta e Moskës në Ukrainë.
Ajo tha se është pro elementëve të mbrojtjes të dërguara në Ukrainë, ku sipas saj pas përfundimit të luftës do dalë në favor të një pajtimi strategjik midis NATO-s dhe Rusisë.
“Jam pro për elementët e mbrojtjes të dërguara në Ukrainë. Jam pro të bashkojmë inteligjencat. Por, kam rezerva për dërgimin e armëve. Sapo lufta midis Rusisë dhe Ukrainës të përfundojë dhe të mbarojë me një traktat paqeje, unë do të dal në favor të një pajtimi strategjik midis NATO-s dhe Rusisë siç ishte parashikuar në të kaluarën”, tha Le pen.
Le Pen dhe presidenti aktual Emmanuel Macron do përballen në duelin final më 24 prill kur francezët do zgjedhin kreun e ri të shtetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta