Presidenti Biden mbron vendimin për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani
Gjatë një fjalimi nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti amerikan Joe Biden i ka ardhur në mbrojtje vendimit të tij për tërheqjen e trupave ushtarakë nga Afganistani.
Biden u shpreh se “nuk do të dërgojnë më një tjetër brez amerikanësh të luftojnë në Afganistan”, pasi rikonfirmoi qëllimin e tij për tërheqjen e të gjithë trupave amerikane deri në shtator.
“Një vit tjetër luftimesh në Afganistan nuk është zgjidhje, por është një recetë për të qëndruar atje pa afat”, tha Biden.
Deklarata vjen një javë pasi ushtria amerikane u largua nga fusha ajrore Bagram, zonë që njihej si epiqendra e luftimeve të tyre kundër talebanëve.
Biden, presidenti i katërt amerikan që ka qeverisur në një periudhë ku trupat amerikane ishin në Afganistan, u shpreh se “nuk kemi shkuar në Afganistan për të ndërtuar kombin e tyre” dhe këmbënguli se qëndrimi i ushtarëve përbën rrezik për vetë jetët e amerikanëve.
Gjithsej 2,448 amerikanë kanë humbur jetën e 20,772 janë plagosur që prej përfshirjes së SHBA në konflikt.
“Shtetet e Bashkuara bënë atë për çka u nisën në Afganistan: të kapnim terroristët që na sulmuan në 11 shtator dhe të vinim përpara drejtësisë Osama bin Laden”, tha ai. “Këto objektiva ne i kemi arritur”.
“Faleminderit për shërbimin”
Sipas një sondazhi të Ipsos të kryer në prill, shumica e amerikanëve e mbështesin idenë e Biden për të larguar trupat nga Afganistani. Vetëm 28 për qind e të anketuarve pohuan se SHBA e kishte arritur objektivin, ndërsa 43 për qind thanë se tërheqja e trupave do të shërbeje në favor të Al Kaedës.
Presidenti e përmbylli fjalimin e tij duke falënderuar trupat amerikanë që shërbyen në Afganistan si dhe përkujtoi ata që ranë në krye të detyrës, “duke u siguruar se nuk ka pasur një tjetër sulm nga Afganistani në atdheun tonë përgjatë 20 viteve të fundit, si dhe eliminimin e Bin Laden, dua t’ju falënderoj të gjithëve për shërbimin dhe dedikimin tuaj në këtë mision”.
LEXONI GJITHASHTU
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta