Presidenti i Brazilit do të udhëtojë në SHBA për bisedime me Trumpin

4 Maj 2026 | 17:14

Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara në ditët në vijim për t’u takuar me homologun e tij Donald Trump. Kështu ka raportuar këtë të hënë një burim në qeverinë braziliane për Reuters.

Takimi, i cili do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, është planifikuar për të enjten. Lula do të largohet nga Brazili të mërkurën dhe pritet të kthehet të premten.

Të dy udhëheqësit kishin rënë dakord për një vizitë të presidentit brazilian në Uashington gjatë një telefonate në fillim të këtij viti, me pritjet fillestare që takimi të zhvillohej në mars, gjë që në fund nuk u zhvillua pas edhe nisjes së luftës në Iran. Presidenti brazilian ka kritikuar ofensivën amerikane kundër vendit të Lindjes së Mesme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026