Presidenti i Iranit: Nuk kemi nevojë për praninë e të huajve në rajon

20 Mars 2026 | 17:50

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian ka dhënë një mesazh për festën e Novruzit teksa ka theksuar se vendi i tij nuk kërkon luftë me fqinjët e tij. Ai gjithashtu përsëriti se Irani nuk dëshiron të pajiset me armë bërthamore.

“Vështirësitë tona janë rezultat i ndërhyrjes së armiqve. Fqinjët tanë të dashur që na rrethojnë, ju jeni vëllezërit tanë… ne kemi ardhur për të zgjidhur të gjitha këto mosmarrëveshje me ju”, tha ai.

Sipas tij Irani propozon për të vendosur paqen dhe stabilitetin në rajon. Ai shtoi se Irani kërkon të formohet një strukturë rajonale sigurie nga vendet islamike.

“Nuk kemi nevojë për praninë e të huajve në rajon”, shtoi ai.

Pezeshkian theksoi se Udhëheqësi Suprem, Ajatollah Mojtaba Khamenei ka deklaruar se armët bërthamore janë të ndaluara fetarisht dhe asnjë zyrtar nuk lejohet të ndjekë plane për t’i përvetësuar ato.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026