Presidenti i Iranit prezanton centrifugën më të përparuar bërthamore

11 Prill 2021 | 10:32

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani ka zbuluar centrifugën më të re të përparuar bërthamore të vendit, në ceremoninë e Ditës Kombëtare të Teknologjisë Bërthamore.

Kjo po shihet nga disa vende si një shkelje e hapur e marrëveshjes bërthamore.

Përurimi i IR-9 vjen ndërsa pesë fuqitë botërore të mbetura në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 (Kina, Franca, Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania) përpiqen të rikthejnë SHBA në marrëveshje.

Në një ceremoni në fabrikën e pasurimit të uraniumit (një përbërës kryesor për armët bërthamore), në Natanz të Iranit në provincën Isfahan, presidenti Rouhani tha: “Ju lutemi filloni procesin e ushqimit të uraniumit në gjeneratën e re të centrifugave në kompleksin e pasurimit Natanz”.

Udhëheqësi iranian zbuloi tre kaskada me 164 centrifuga IR-6, 30 IR-5 dhe 30 pajisje të tjera IR-6.

Ish-presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja në 2018, por pasardhësi i tij Joe Biden ka thënë se ai është i gatshëm të kthehet, duke argumentuar se marrëveshja kishte qenë e suksesshme në shkallëzimin dramatik të aktiviteteve bërthamore të Iranit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026