Presidenti i Izraelit i jep mundësinë Netanyahut të formojë qeverinë e re
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu mori nga presidenti Rivlin mundësinë për të formuar një qeveri të re, pasi zgjedhjet e 23 marsit nuk prodhuan asnjë fitues të vetëm.
Netanyahu i cili është në pushtet që nga viti 2009 tani përballet me detyrën e vështirë për t’i dhënë fund ngërçit politik kur duhet të rekrutojë aleatë të mjaftueshëm për të formuar një koalicion qeverisës.
Në konsultimet e zhvilluara një ditë më parë mes kreut të shtetit me partitë politike, Netanyahu mori më shumë miratime sesa kundërshtarët e tij.
Sipas ligjit, Netanyahu do të ketë afat 28 ditë, me mundësinë e një zgjatje dy javore para se Presidenti të zgjedhë një kandidat tjetër ose të kërkojë nga parlamenti ta bëjë këtë detyrë.
Në të njëjtën kohë kryeministri Netanyahu është duke u përballur edhe në gjyq me akuzat për korrupsion, mashtrim dhe shkelje besimi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Korrupsion, mashtrim dhe shkelje besimi, vijon gjyqi për Netanyahun
- Zgjedhjet në Izrael, kryeson partia e kryeministrit Netanyahu, por nuk formon e vetme qeverinë
- Vala e tretë e pandemisë, situatë shqetësuese në Francë, Serbia lehtëson masat, merr më shumë vaksina kineze
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta