English

BE thirrje për tranzicion paqësor të pushtetit në SHBA

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Evropa pret nga Shtetet e Bashkuara një tranzicion të paqtë të pushtetit, ky ka qenë mesazhi i përcjellë nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian për situatën e krijuar sot në Uashington ku mbështetës të Presidentit në detyrë Donald Trump mësynë Kongresin.

- Advertisement -

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian, Cherles Michel dhe Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme, Josep Borrell e cilësuan shqetësuese situatën politike në SHBA pas trazirave që përfshinë Kongresin të mërkurën.

“Besoj te forca e institucioneve të Shteteve të Bashkuara dhe demokracia. Tranzicioni paqësor i pushtetit është thelbi. Joe Biden i fitoi zgjedhjet. Shoh përpara për të punuar me të si President i Shteteve të Bashkuara,” – shkroi në Twitter Von der Leyen.

“Kongresi amerikan është tempull i demokracisë. Tronditëse të shohësh sot skenat në Uashington. Ne i besojmë Shteteve të Bashkuara në sigurimin e një tranzicioni paqësor të pushtetit Joe Biden-it,” – shkroi në Twitter Michel.

Ndërkohë përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka kërkuar që “rezultati i 3 nëntorit të respektohet”.

Mijëra mbështetës të Presidentit në detyrë Donald Trump mësynë sot Kongresin amerikan teksa në mjediset e saj po zhvillohej seanca e përbashkët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit ku pritej të certifikohej rezultati i zgjedhjeve presidenciale dhe të mandatohej si president i ardhshëm demokrati Joe Biden.

Në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit 2020, Biden fitoi 306 nga 270 delegatë të mundshëm të Kolegjit Zgjedhor për të siguruar mandatin. Nga ana tjetër Donald Trump fitoi vetëm 232 delegatë.

Në votë popullore Biden mori rreth 7 milionë vota më shumë se sa Trump, ndërkohë që ky i fundit pretendoi se në disa shtete të pretenduara nga republikanët rezultati u manipulua. Për këtë republikanët nisën dhjetëra padi gjyqësore të cilat u rrëzuan nga gjykatat si të pa-faktuara dhe pa-argumentuara në ligj.

Lexoni gjithashtu:

Trazirat në Kongres, reagojnë Biden dhe Trump

Gazetarja e VOA: Uashingtoni ka shpallur gjendjen e shtetrrethimit

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?