Presidenti i ri i Iranit, Ebrahim Raisi fiton shumicën e votave

19 Qershor 2021 | 15:41

Ebrahim Raisi do të jetë presidenti i ri i Iranit, pasi ka fituar shumicën e votave të numëruara deri tani.

Ai rezulton të ketë mposhtur tre rivalë, në një proces elektoral ku shumica e pretendentëve për kandidatë u ndaluan të garonin.

Raisi është gjyqtari numër 1 i Iranit dhe ka pikëpamje ultra konservatore. Ai është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe konsiderohet i lidhur me ekzekutimet e të burgosurve politikë.

Presidenti i Iranit është zyrtari i dytë më i lartë në hierarkinë e vendit, pas liderit suprem.

Kreu në ikje i shtetit, Hasan Rouhani ka pranuar fitoren e Raisit dhe e ka uruar atë për rezultatin.

Republika islamike qeveriset sipas vlerave fetare konservatore dhe në të ka pasur kufizime të lirive politike që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Shumë iranianë i shohin zgjedhjet e fundit si të organizuara për fitoren e Raisit dhe për të shmangur një proces elektoral të vërtetë.

LEXONI GJITHASHTU:

Zgjedhjet presidenciale në Iran, pritet pjesëmarrje e ulët, dy rivalët kryesorë Raisi dhe Hemmati

Zgjedhjet presidenciale në Iran, Ali Khamenei pritet të forcojë autoritetin

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026