Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, thyen këmbën duke luajtur me qenin e tij

30 Nëntor 2020 | 07:52

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden ka thyer këmbën e djathë të shtunën ndërsa lunate me qenin e tij dhe me shumë gjasa do t’i duhet të mbajë veshur një këpucë ecjeje gjatë javëve të ardhshme.

“Grafitë fillestare nuk treguan fraktura të dukshme, por stafi mjekësor urdhëroi për një skaner më të detajuar ku dhe më pas u gjetën dy fraktura të vogla në mes të këmbës së tij të djathë”, thuhej në deklaratën e doktorit Kevin O’Connor.

Frakturat janë një shqetësim i madh për njerëzit në moshë, por Biden nuk duket se ka një thyerje serioze, bazuar në deklaratën e doktorit dhe në mjekimin që ai do të marrë.

Gazetarët raportuan se presidenti i zgjedhur amerikan po çalonte ndërsa po shkonte për të bërë skanerin.

Biden pësoi fraktura në këmbë teksa luante me qenin Major, një nga dy qentë e tij, të cilin e morën pranë shtëpisë në vitin 2008.

Çifti Biden, Joe dhe Jill planifikojnë t’i marrin të dy qentë dhe macen e tyre në Shtëpinë e Bardhë.

 

Lexoni gjithashtu:

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden zgjedh ekipin përgjegjës për komunikimin me median

Franca lehtëson masat, rihapen disa biznese, radhë të gjata nëpër dyqane

Aksident i frikshëm në Bahrain, makina e Romain Grosjean përplaset pas nisjes dhe shpërthen në flakë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026