Presidenti i zgjedhur, Joe Biden zgjedh ekipin përgjegjës për komunikimin me median
Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden vijon të plotësojë ekipin e tij me të cilin synon të drejtojë për katër vite Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke e cilësuar si herën e parë në histori 78-vjeçari ka vendosur që personat që do të jenë përgjegjës për median të jenë vetëm gra dhe vajza.
Ekipi do të drejtohet nga Kate Bedingfield, ish-zëvendës drejtoreshë e komunikimit gjatë fushatës së Biden.
Jen Psaki, e cila ishte drejtore komunikimi e Shtëpisë së Bardhë gjatë presidencës së Barack Obama, do të jetë sekretare shtypi. Biden ka premtuar të ndërtojë një administratë të larmishme që pasqyron të gjitha pikëpamjet e vendit.
Dy ndihmësit kryesorë të shtypit për zëvendës-presidenten e zgjedhur, Kamala Harris do të jenë Symone Sanders dhe Ashley Etienne. Ndryshe nga pozicionet e kabinetit, zyra e shtypit nuk kërkon konfirmimin e Senatit.
Pas fitores së tij në zgjedhje, Biden ka zbuluar edhe rolet kyçe në administratën e shtetit. Javën e kaluar, ai tha se zgjedhja e tij është “një ekip që pasqyron faktin se Amerika është kthyer” dhe do ta mbante vendit te sigurt.
Por, ndërkohë që bëhet gati të marrë drejtimin e shtëpisë së Bardhë, Biden pësoi fraktura në këmbë pasi rrëshqiti ndërsa luante me qenin e tij Major. Sipas mjekëve ai është mirë.
Gjatë ditës së sotme presidenti i zgjedhur do të marrë njoftimin e parë presidencial, një përmbledhje tepër sekrete ç’ka bëhet e mundur, pasi një javë më parë Trump ra dakort që të niste procesi i tranzicionit.
E pavarësisht pretendimeve të presidentit Trump për manipulim votash,dita ditës fitorja e Joe Biden sigurohet edhe më shumë.
Gjatë fundjavës rinumërimi i votave në Uiskonsin rikonfirmoi fitoren e demokratit Joe Biden. Ndërsa Gjykata më e Lartë e Pensilvanisë të shtunën në mbrëmje hodhi poshtë një urdhër të një gjykate më të ulët që kishte ndaluar shtetin të çertifikonte fitoren e Biden.
Lexoni gjithashtu:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta