Presidenti Joe Biden shërohet nga koronavirusi

27 Korrik 2022 | 17:57

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka rezultuar negativ në testin e kryer për koronavirusin, pas 5 ditësh në izolim.

“Simptomat ishin të lehta, u shërova shpejt dhe ndihem mirë”, tha Biden në një fjalim nga Kopshti i Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë.

Biden bëri dy teste të antigjenit, një të martën në mbrëmje dhe një të mërkurën në mëngjes dhe që të dyja ishin negative, shkruan CNN.

Presidenti do të mbajë një maskë të përshtatshme për 10 ditë për të parandaluar përhapjen e virusit.

Menjëherë pasi rezultoi pozitiv, mjekët i dhanë presidentit Biden trajtim me medikamentin antiviral të quajtur Paxlovid.

Paxlovid është një ilaç antiviral në formë pilule i prodhuar nga Pfizer, i kombinuar me nirmatrelvir dhe ritonavir.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028

Një fenomen i fuqishëm El Niño mund të shkaktojë një valë të re të rritjes së çmimeve të ushqimeve në nivel global, me pasojat që...
21:34 | 12/07/2026

Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”

Një gazetë iraniane ka publikuar një grafik të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqen presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me uniforma...
20:46 | 12/07/2026

Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov

Ukraina po “tmerron” Rusinë. Forcat e Sistemeve Pa Pilot të Kievit goditën 14 anije të tjera ruse në Detin e Azov gjatë natës së 12...
19:51 | 12/07/2026