Presidenti serb Aleksandër Vuçiç merr dozën e parë të vaksinës kineze

6 Prill 2021 | 16:36

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç mori dozën e parë të vaksinës kineze, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv ditën e martë.

“Sapo bëra vaksinën dhe ndihem shumë mirë. Një falënderim të madh për të gjithë personelin e mjekësisë dhe faleminderit vëllezërve kinezë”, shkruan Vuçiç në një postin në Instagram pas injektimit të vaksinës.

Presidenti serb, i cili shumë rrallë mban maskë mbrojtëse gjatë daljeve të tij në publik, kishte premtuar prej muajsh se do të vaksinohej, por gjithmonë për shkak të eventeve të ndryshme e shtynte datën e vaksinimit.

Kjo shtyrje e vazhdueshme e datës nxiti spekulime në rrjetet sociale se Vuçiç ishte i frikësuar të vaksinohej dhe se nuk i besonte vaksinës, apo se ishte vaksinuar në fshehtësi para disa muajsh.

Serbia ka një nga nivelet më të larta të vaksinimit kundër COVID-19 në Evropë, kryesisht falë blerjeve të mëdha të vaksinës Sinopharm nga qeveria. Serbia po përdor gjithashtu edhe vaksinën ruse Sputnik V si dhe vaksinat e krijuara nga Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Rreth 1.5 milion qytetarë serbë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës deri më tani, por në vend ka pasur një ulje të numrit të qytetarëve që paraqiten për t’u vaksinuar. Zyrtarët dhe mjekët e lidhin këtë trend me lëvizjet kundër injektimit të vaksinave.

Vuçiç ka marrë merita për një ndër fushatat më të suksesshme të vaksinimit, të cilët ai e lidhi me marrëdhëniet e tij “miqësore” me presidentin kinez Xi Jinping dhe presidentin rus Vladimir Putin. Lideri serb ka thënë se Putini personalisht e ndihmoi Serbinë të merrte doza emergjente të Sputnik V.

Serbia ishte vendi i parë evropian që miratoi dhe filloi të përdorë vaksinat Sinopharm dhe Sputnik V. Rregullatorët e barnave të Bashkimit Evropian nuk kanë autorizuar ende përdorimin e këtyre vaksinave.

Mijëra persona udhëtuan drejt Beogradit muajin e kaluar, pasi autoritetet ofruan vaksina falas për të gjithë personat që donin të vaksinoheshin.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026