Presidenti Zelenskyy- liderëve të Evropës: Të veprojmë shpejt për të lehtësuar tensionet në Ukrainën lindore
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy deklaroi për Euronews se nuk ka kohë për të humbur në zgjidhjen e tensioneve në lindje të vendit.
Të premten, Volodymyr Zelenskyy ishte në Paris për bisedime me homologun francez Emmanuel Macron, për grumbullimin ushtarak rus në kufirin e Ukrainës.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel mori pjesë virtualisht në takim.
Zelenskyy tha se konflikti në Ukrainën lindore, i cili filloi shtatë vjet më parë pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, nuk është vetëm problemi i Kievit
“Ne kemi nevojë tani të lëvizim shumë shpejt, më vjen keq e kuptoj që është problemi ynë, por mendoj se nuk është vetëm problemi ynë, por siguria e Evropës”, tha ai për Euronews.
“Dhe e gjithë Evropa do ta kuptojë se është siguria për të gjithë Evropën dhe se ne do të shkojmë së bashku shumë shpejt nga fjalët në hapa të drejtpërdrejtë”, tha ai më tej.
Kiev dhe Moska kanë fajësuar njëri-tjetrin për rritjen e dhunës në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas.
Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar pas bisedimeve të tyre, të tre udhëheqësit thanë se ata “ndanë shqetësime në lidhje me grumbullimin e trupave ruse në kufirin me Ukrainën si dhe Krimenë e aneksuar në mënyrë të paligjshme”.
Ata bënë thirrje për zvogëlimin e këtyre trupave në mënyrë që të arrihet një de-përshkallëzim i situatës.
Macron dhe Merkel përsëritën mbështetjen e tyre të vazhdueshme për “pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës” duke deklaruar gjithashtu se ata mbeten të përkushtuar për “zbatimin e plotë të Marrëveshjeve të Minskut”.
Lexoni gjithashtu:
Tensionet Rusi-Ukrainë, Zelenskiy në Paris: Mjaft më në dhomën e pritjes të BE-së
Tensionet Ukrainë-Rusi, presidenti amerikan bisedë telefonike me homologun rus
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta