Presidentin Macron e “mbulojnë” me kurora lulesh e guaskash në ish-koloninë franceze
Presidenti francez Emmanuel Macron ka vazhduar vizitën e tij në Polinezinë Francezë këtë të martë duke u ndaluar në Ishullin Manihi.
Ai u stolis nga vendasit me tufa lulesh të një pas njëshme dhe kurora tradicionale me guaska.
Macron premtoi financim për 17 strehime kundër cunamit, një fenomen që po prek këtë zonë si pasojë e ngrohjes globale – një nga çështjet kryesore për të cilat Macron gjendet në Polinezinë Franceze.
Një tjetër çështje që pritet të diskutohet, është kompensimi që presin banorët e këtyre ishujve për shkak të pasojave që ata kanë vuajtur pas testeve të shumta që Franca ka kryer këtu për zhvillimin e armëve bërthamore.
Vendasit në arkipelagun e shpërndarë në mbi 100 ishuj, i cili ndodhet mes Meksikës dhe Australisë, kanë shpresë se Macron do të mbaj premtimin për të kompensuar viktimat e rrezatimit radioaktiv, të cilët vuajtën pasojat e dekadave të tëra të testeve nukleare që Franca bëri këtu.
Këto teste mbeten një burim i thellë zemërimi për vendasit, dhe provë e prekshme e sjelljeve raciste të kolonizatorëve që e kanë shpërfillur tërësisht vlerën e jetës së banorëve autoktonë.
Gjatë këtij udhëtimi, Macron pritet të vizitojë 4 zona të shpërndara në një territor mes oqeanit paqësor që është i madh sa e gjithë Europa.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta