Presidentit Trump i bllokohen për dy javë llogaritë në Facebook dhe Instagram
Facebook ka vendosur t’i bllokojë Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump llogarinë për dy javët e ardhshme kjo pas protestave të dhunshme që sollën si pasojë katër viktima.
Vendimi u njoftua nga themeluesi i gjigandit të rrjeteve sociale, Mark Zuckemberg të enjten. Ky arsyetoi se Trump “ka keqpërdorur platformën” sidomos gjatë ditës së mërkurë kur nxiti mijëra mbështetës të tij të mësynin Kongresin gjatë seancës ku pritej certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit 2020.
Përveç llogarisë në Facebook, Trump-it i është bllokuar edhe llogaria në Instagram, ndërkohë që një qasje të ngjashme aplikoi përkohësisht të mërkurën edhe Twitteri.
Twitter e bllokoi Trumpin për 12 orë dhe njoftoi se bllokimi mund të kthehet në të përhershëm. Zyra për shtyp e Shtëpisë së Bardhë nuk i komentoi këto vendime të paprecedenta të kompanive kryesore të rrjeteve sociale.
Në postimin në Facebook, Mark Zuckemberg tha se bllokimi i llogarive të Trump do të bëhet së paku deri më 20 janar kur presidenti i zgjedhur Joe Biden të kryejë ceremoninë e betimit.
Jennifer Grygiel, një profesore e komunikimit dhe eksperte e rrjeteve sociale tha se ngjarjet e së mërkurës në Uashington janë rezultat i sjelljes së Trump në rrjetet sociale, ku ai bën propaganda dhe shpërndan informacione të rreme. Ajo shtoi se këto kompani duhet të mbajnë përgjegjësi për mosveprimin e tyre më herët.
“Kjo është ajo çfarë ndodhi,” tha Grygiel. “Ne nuk pamë vetëm një shkelje në Kapitol. Politikat e rrjeteve sociale janë thyer nga presidenti në mënyrë të përsëritur. Ky është dezinformim. Kjo ishte një përpjekje për grusht shteti në SHBA”, shpjegon ajo.
Grygiel tha se vendimi i platformës për të hequr videon – dhe pezullimin e llogarisë së tij nga Twitter – janë shumë pak dhe vonë.
Trump postoi një video më shumë se dy orë pasi protestuesit mësynë në Kongres, duke ndërprerë ligjvënësit për të konfirmuar rezultatet e Kolegjit Zgjedhor dhe fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.
Deri më tani, vetëm YouTube nuk ka ndërmarrë veprime për të pezulluar llogarinë e Trump.
Lexoni gjithashtu:
Iraku lëshon urdhër-arresti për presidentin amerikan Donald Trump
Facebook dhe Twitter pezullojnë presidentin Trump nga platformat e tyre
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta