Presidentja e Meksikës: Trump me të kaluarën, Gjiri është i Meksikës, jo i Amerikës

8 Janar 2025 | 21:19

Lidhur me deklaratën e presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Trump për riemërimin e Gjirit të Meksikës në “Gjiri i Amerikës”, presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum theksoi sot se “Gjiri i Meksikës” është një emër i njohur ndërkombëtarisht dhe se Trump “ jeton në të kaluarën”.

“Unë mendoj se ata i thanë Presidentit Trump gjënë e gabuar, ata i thanë atij se Felipe Calderon është ende president. Por jo, në Meksikë njerëzit janë në krye”, tha Sheinbaum në një konferencë për shtyp, sipas Reuters.

Calderon drejtoi Meksikën nga 2006 deri në 2012.

Ajo tregoi një hartë të ish Meksikës, e cila përfshin territoret që tani janë pjesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Amerika meksikane, kjo tingëllon bukur”, tha Sheinbaum.

Të martën, Trump njoftoi se do të ndryshojë emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026