Presion Vuçiç për Europride, aktivistët: Do të dalim në shesh, reagon Kisha
Koha po mbaron. Organizatat e grupimit LGBT+ protestuan sërish në Beograd kundër kërcënimit të qeverisë serbe për të ndalur marshimin pan-evropian Europride 2022, i planifikuar për të dielën e ardhshme në kryeqytetin serb. Në rast ndalimi, gjasat janë që aktivistët të mos i binden urdhrit të autoriteteve.
“Ne do të dalim të marshojmë. Ne si organizatorë mund t’u themi njerëzve të mos dalin, por njerëzit janë të tronditur nga ideja se parada mund të ndalet”, thotë Goran Miletiç, koordinator i Europride, Beograd.
Presidenti konservator serb Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrja Ana Brnabiç ndodhen nën presion. Shqetësimi kryesor i tyre është të shmangin përleshjet në rrugë, pasi ato mund të minojnë krijimin e krijimin e koalicionit të ri qeverisës dhe të dëmtojë marrëdhëniet me BE-në. Ndërsa patriarku i Kishës Ortodokse Serbe ka dalë kundër paradës dhe i ka bërë thirrje qeverisë të mos tërhiqet.
“Nuk mund të lejojmë që ajo ideologji të ndryshojë modelin e shoqërisë me të cilën njerëzit tanë kanë jetuar. Ne i kemi provuar tashmë frytet e ideologjisë së heshtur të LGBT-së”, shprehet Patriarku Porfirije, kreu i Kishës Ortodokse Serbe.
Qeveria serbe mund ta ndalojë marshimin vetëm 96 orë para zhvillimit. Deri tani, ministri i Brendshëm nuk ka lëshuar ndonjë ndalim zyrtar.
LEXONI GJITHASHTU:
Osmani pas rezultateve: Ky është veç hapi i parë i ringritjes së LDK-së
Si pritet të ndahen vendet në Kuvendin e Kosovës pas përfundimit të zgjedhjeve
Vetëvendosje shpall fitoren, merr më shumë se 280 mijë vota
- 22:56 Osmani pas rezultateve: Ky është veç hapi i parë i ringritjes së LDK-së
- 22:41 Si pritet të ndahen vendet në Kuvendin e Kosovës pas përfundimit të zgjedhjeve
- 22:34 Irani sulmoi Izraelin, reagon Donald Trump
- 22:22 Vetëvendosje shpall fitoren, merr më shumë se 280 mijë vota
- 22:19 Garda Revolucionare e Iranit: Operacioni ndaj Izraelit ishte paralajmërim
- 21:53 E rëndë në Maltë, mbytet anija me 60 emigrantë! 10 persona humbin jetën