Prezantimi i drejtuesit të ri politik të PS në Shkodër, Karakaçi: Kemi ndezur motorat! Qëllimet janë të qarta
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi këtë të mërkurë ka udhëtuar drejt qytetit të Shkodrës ku do të bëhet prezantimi i tij si drejtuesi i ri politik i PS-së në këtë qark.
Karakaçi shihet në krah të kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci i cili e shoqëron në ambiente e Asamblesë Socialiste. Beci mbante këtë post si drejtues politik deri të shtunën e 21 marsit ku kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS njoftoi ndryshimet.
Pas takimit, Karakaçi u shpreh se kanë për detyrë të energjizojnë strukturat dhe të fillojnë anëtarësime të reja.
“Një takim i veçantë për mua pasi unë kthehem në qytetin tim. Kemi ndezur motorat, qëllimet janë shumë të qarta. Janë lënë në detyrë nga Asambleja e Partisë Socialiste të energjizojmë strukturat dhe të fillojmë anëtarësime të reja. Përgatitemi që në zgjedhjet e vitit pasardhës të jemi sa më të përgatitur dhe të marrim një rezultat të shkëlqyer”, tha ai shkurtimisht para gazetarëve.
“Ju jam mirënjohës për dritën e shpresës”, Rama: Ajo protestë nuk është më e juaja, të dashur flamingo
Rama: Dezinformim për Zvërnecin dhe Sazanin, nuk ka privatizim të tokës publike
“Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 18:15 Autoritetet australiane nisin hetimet, shfaqen sfera të mëdha misterioze në plazh
- 17:53 Edicioni i gjashtë i Gjirokastra Rocks Festival ndez atmosferën
- 16:38 SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë. Trump: Amerika, gjithmonë e para!
- 16:29 80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim
- 16:21 Kremlini: Po krijojmë një “zonë tampon” përgjatë kufirit me Ukrainën
- 16:17 Pas 22 vitesh, Turqia pret samitin e NATO-s, mbledh 32 vende anëtare për të menaxhuar krizat globale