Prindërit gjermanë dalin në protestë, kërkojnë hapjen e shkollave
“Hapni shkollat ose do ta humbasin durimin” kanë qenë këto parullat që kanë përdorur dhjetëra prindër gjermanë gjatë protestës së mbajtur mesditën e së martës. Protestuesit i bënin thirrje pushtetit vendor për të ndihmuar familjet gjatë kësaj periudhe tejet të vështirë për ta.
Shkollat gjermane filluan rihapjen ngadalë në fund të prillit, por shumë nxënës frekuentojnë shkollat vetëm për disa orë në javë pasi duhet respektuar rregullat e distancës sociale. Sigurimi i kujdesit ditor për fëmijët e çerdheve dhe kopshteve është edhe më i kufizuar.
“Ne nuk kërkojmë që të gjithë fëmijët të kthehen menjëherë në shkollë por të gjitha shkollat dhe çerdhet duhet të hapen menjëherë. është mëse e drejtë që ne të kujdesemi për sigurinë dhe shëndetin, por prapë fëmijët kanë të drejtë për arsimim dhe kujdes dhe prindërit kanë nevojë për një lehtësim, në vjeshtë, dimër dhe pastaj pranverë, përndryshe ata nuk do të jenë në gjendje ta menaxhojnë situatën”, tha një prej protestuesve.
Në një studim të publikuar nga DAK javën e kaluar tregoi se 81% e prindërve dhe 2% e fëmijëve mbështesin rihapjen graduale të shkollave, rreth gjysma e prindërve raportojnë se ndjehen të lodhur për shkak të shkollimit në shtëpi.
Sipas vlerësimeve të bëra nga Instituti i Punësimit, kriza e shkaktuar nga COVID-19, ka rritur papunësinë tek nënat, gjë e cila sipas ekspertëve do të dëmtojë përpjekjet për të promovuar diversitetin dhe ngushtuar hendekun gjinor të pagave në Gjermani.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta