Prindërit shesin vajzat e mitura në Afganistan, shkak varfëria

5 Shkurt 2022 | 10:48

Në veriperendim të Afganistanit, vajzat u shiten burrave, me të cilët detyrohen të martohen. Familjet e shohin këtë si të vetmen zgjidhje për të shpëtuar nga varfëria ekstreme.

“Kur nuk kemi asgjë për të ngrënë ne shesim fëmijët”, shprehet një qytetare e Afganistanit. Abdul Ghani, i cili tentoi të shes vajzën 5-vjeçare anuloi marrëveshjen sepse vogëlushja u plagos e vrau këmbën.

“Ajo u shit para se të lëndohej, dhe kjo i ndodhi asaj. Tani ai nuk më jep asgjë dhe unë kam 1.050 dollarë amerikanë borxh për të paguar”, tregoi ai.

Megjithatë, regjimi i talebanëve këmbëngul se nuk ka një krizë humanitare. Vendi sipas tyre është i sigurt.

Rreth 90% e popullsisë së Afganistanit janë të varur nga ndihmat dhe OKB-ja. Rreth 3 milionë njerëz janë të zhvendosur nga vendi i tyre.

Fëmijët janë ata të cilët po vuajnë pasojat, ata nuk e kanë një të tashme të sigurt, por edhe e ardhmja e tyre ka shumë pak shpresa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm i armatosur në jug të Tajlandës, vriten 5 anëtarë të forcave të sigurisë. Plagosen 6 persona

Pesë anëtarë të forcave të sigurisë tajlandeze u vranë dhe gjashtë civilë, përfshirë dy fëmijë të vegjël, u plagosën në një sulm në jugun e...
08:26 | 23/07/2026

Rusia kufizon transportin detar gjatë natës në portin e saj më të madh të mallrave pas sulmeve me dronë ukrainasë

Rusia ka vendosur një kufizim të përkohshëm gjatë natës për anijet që hyjnë ose dalin nga porti i Novorossiysk, thuhet se midis mesnatës dhe orës...
08:24 | 23/07/2026

Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet e muzikës live

Kryeministri britanik Andy Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet me muzikë live me 20% duke filluar nga prilli, tha...
08:16 | 23/07/2026