English

Prioritetet e Presidencës çeke, Michel dhe Fiala: Zgjerimi në fokusin tonë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit është një proces që do të vijojë të trajtohet me prioritet nga presidenca çeke e Bashkimit Evropian, që nis punën nga 1 korriku.

- Advertisement -

Kështu deklaruan të enjten në një konferencë të përbashkët për shtyp nga Praga, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe kryeministri çek, Peter Fiala.

Duke iu përgjigjur interesit të medias, dy zyrtarët nënvizuan se liderët e Ballkanit do të thirren të jenë pjesë në samitin e BE që mbahet në tetor.

“Ne do të përpiqemi të krijojmë hapësirë për projektin e një Evrope më të gjerë, do punojmë për përgatitjen e një platforme për takimin me vendet që janë evropiane, që ndajnë vlerat tona, por që nuk janë anëtare të BE-së” , tha Peter Fiala, kryeministër i Republikës Çeke.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe Michel, i cili theksoi se zgjerimi është një nga çështjet me interes të BE-së.

“Në takimin e fundit të Këshillit Evropian ne riafirmuam vullnetin politik për t’i dhënë më shumë energji procesit me vendet e Ballkanit perëndimor. Ne diskutuam shumë se cilat janë mjetet e duhura për ta përshpejtuar këtë proces me vendet e Ballkanit”, u shpreh Charles Michel, president i Këshillit Europian.

Vendet e Ballkanit Perëndimor, si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në pas paralajmërimit të Bullgarisë për heqjen e vetos ndaj Shkupit. Ndërkohë, vende të tjera si Serbia dhe Mali i Zi i kanë nisur tashmë bisedimet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×