Probleme në funksionimin e Starlink-ut, ndërprerje e shkurtër edhe në Ukrainë

15 Shtator 2025 | 11:48

Shërbimi satelitor i internetit Starlink, i kompanisë SpaceX të Elon Muskut, ka përjetuar një ndërprerje të shkurtër të hënën në mëngjes, duke ndikuar edhe në Ukrainë, ku ushtria përdor lidhjet e tij për komunikimin në vijën e frontit.

Në një njoftim zyrtar, kompania theksoi se “Starlink aktualisht po përjeton ndërprerje të shërbimit. Ekipi ynë po heton”, pa dhënë hollësi të tjera mbi shkakun apo afatin e rikthimit të shërbimit.

Komandanti i forcave ukrainase për dronë bëri të ditur se “Starlink u fik përgjatë tërë vijës së frontit në orën 07:28 sipas kohës së Ukrainës (06:28 sipas kohës qendrore evropiane)” dhe shtoi se në orën 08:02 shërbimi filloi të rikthehej gradualisht.

Portali që monitoron ndërprerjet e internetit, Downdetector, raportoi se mbi 43 mijë përdorues në Shtetet e Bashkuara kishin hasur probleme me Starlink gjatë kësaj periudhe.

Starlink, i menaxhuar nga SpaceX, ofron shërbime interneti përmes një konstelacioni satelitor në orbitën e ulët të Tokës dhe përdoret gjerësisht në zona të largëta, si dhe rajone të konflikteve në mbarë botën, duke ofruar një lidhje thelbësore për komunikim në kushtet më të vështira.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026