Procesi i fiskalizimit, kosto shtesë për biznesin, duhet implementim i teknologjisë

13 Janar 2021 | 07:38

Prej 1 janarit të këtij vitit, në vend ka nisur procesi i fiskalizimit, ku do të implementohet fatura elektronike dhe sistemi i ri i monitorimit të qarkullimit.

Ky proces është i ndarë në tre faza, ku fillimisht do të nisë për të gjitha transaksionet midis bizneseve dhe organeve publike shtetërore.

Më 1 korrik është parashikuar që procesi të shtrihet me transaksionet midis bizneseve dhe më 1 shtator për të gjitha transaksionet me para në dorë, pra biznes – konsumator, duke përfshirë në skemën e re dhe biznesin e vogël. 

Ky proces do të ketë kosto shtesë për bizneset, të cilëve u duhet të kenë linjë interneti dhe kompjuter në bizneset që operojnë, të jenë të pajisur me Certifikatën Elektronike nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë se Informacionit dhe sigurisht të kenë software-in përkatës dhe kompjuterin apo telefonin që mundëson lëshimin e kësaj fature.

Këtyre u shtohen edhe kostot për printerin fiskal, vulën digjitale dhe mirëmbajtjen e programit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026